Please enable JS

Lajme dhe Shtyp

Konferenca e Parë për sigurinë e sistemit ekonomik shqiptar dhe krahasimi me realitetin evropian

18 Prill 2019 ora 10.00 Muzeu Kombëtar në Tiranë Salla e Unesco-s

Grupi BLG do të zhvillojë projektin e ardhshëm të lidhur me Fondin Coinvestor në Tiranë; për të paraqitur këtë iniciativë, BLG ka organizuar një konferencë në bashkëpunim me ministritë dhe organe të tjera të tilla si Centro Ricerche e Studi dei Laghi srl (Qendra për Kërkime dhe Studime e Liqeneve), Q-Aid dhe BICC srl, që bashkëpunojnë për të mbështetur investitorët e huaj në Shqipëri.

Kjo konferencë do të mbahet më 18 prill 2019, në orën 10.00, në Muzeun Kombëtar të Tiranës - Salla e Unesco-s dhe do të gjejë rastin të paraqesë masat që sistemi i vendit mund të ofrojë, si për të garantuar siguri për investitorët e huaj, ashtu edhe për t'i lejuar ata të afrohen me besim në ekonominë shqiptare.

Duke devijuar pak në lidhje me historinë dhe misionin e subjekteve të përfshira mund të themi, në të vërtetë, se BICC shpk, dhe BIDH shpk janë dy kompani të grupit BLG të krijuara nga një ekip hulumtuesish nga CRS Laghi, Universiteti i Tuscia dhe një ekip profesionistësh të Q-Aid, për të koordinuar procesin e bashkimit të kompanive me Coinvestor.

Konkretisht, BICC është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet BLG Albania dhe dy institucioneve të akredituara italiane, përkatësisht Centro Ricerche e Studi dei Laghi srl, një degë e Shkollës së Lartë Carolina Albaio të Castellanza, regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Kërkimeve të MIUR dhe certifikuar nga Unioncamere si Qendër e Transferimit të Teknologjisë 4.0, dhe Q-Aid, Organizëm i pavarur Certifikimi.

Bicc do të ketë për qëllim të promovojë projektin “ALBANIAN COMPANY RATING” (Vlerësimi i Kompanive Shqiptare) që ka si objektiv të certifikojë profesionistët dhe kompanitë që promovojnë ndërkombëtarizimin në Shqipëri, përmes krijimit të një sistemi trajnimi, certifikimi dhe kontrolli të detyrueshëm për të gjitha subjektet private (profesionistë, kompani konsulence dhe shoqata tregtare) që kryejnë aktivitete promovuese.

Një risi absolute në këtë skenar do të jetë krijimi i figurës së Ekspertit të Autorizuar për Ndërkombëtarizimin e Kompanive - "EIK", I vetmi entitet i autorizuar kombëtar për të ndihmuar dhe këshilluar investitorët ndërkombëtarë që duan të zhvendosin biznesin e tyre në Shqipëri dhe të investojnë në këtë vend.

Në prezantimin e kësaj iniciative me rastin e konferencës së 18 prillit do të jetë relator, për palën italiane, Prof. Dr. Jurist Giuseppe Musciolà Profesor në Universitetin Carolina Albasio të Castellanza dhe hulumtues CSR, Instituti Kërkimor i akredituar në MIUR, ndërsa për palën shqiptare do të flasin Ministri i Sipërmarrjes Eduart Shalsi, Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Ilir Betja dhe Kryetari i Komisionit Ekonomik.

Në fund të konferencës do të jetë e mundur pjesëmarrja në programin EIK (Eksperti i autorizuar për ndërkombëtarizim) sipas procedurave të specifikuara gjatë vetë këtij takimi.

Fotografitë

Videos

Ngarkim...